Sapo ka filluar një vit i ri, dhe shumica e njerëzve synojnë ta ndryshojnë veten për mirë. Fundja fundit, pikërisht për këtë arsye ka filluar edhe tradita e vënies së synimeve për Vitin e Ri – për ta përmirësuar jetën tonë në fushat ku kemi mangësi.
Por në realitet është shumë e vështirë t’i mbajmë ato premtime. Në fakt, sipas statistikave, 80 për qind prej nesh dështojmë në synimet tona qysh në javën e dytë të muajit shkurt, transmeton Telegrafi.
Një studim i vitit 2016, i publikuar në revistën ‘Personality and Social Psychology Bulletin’, e ka hulumtuar fenomenin e vënies së synimeve për vitin e ri, dhe ka zbuluar se 55 për qind e atyre synimeve ndërlidhen me shëndetin – siç është fillimi i ushtrimeve fizike, apo ngrënia e ushqimeve të shëndetshme – dhe 20 për qind prej tyre kanë të bëjnë me larjen e borxheve.
Studimi, i udhëhequr nga Kaitlin Woolley dhe Ayelet Fishbach, kishte zbuluar se pjesëmarrësit e studimit kishin besuar se kënaqësia dhe rëndësia janë faktorë të rëndësishëm sa i përket mbajtjes së atyre premtimeve.
Në fakt, hulumtuesit kanë zbuluar se faktori i kënaqësisë është gjëja e vetme që ka rëndësi në mbajtjen e premtimeve të tilla.
Me fjalë të tjera, nëse pjesëmarrësit po ‘shpërbleheshin’ menjëherë nga shprehitë e tyre të reja, shanset për t’iu qëndruar premtimeve besnikë, kishin qenë mjaft të mëdha. /Telegrafi/
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...
Ish-ylli i Liverpoolit: Rënia nga forma e Salah ka ndodhur s...
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me proj...
Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barn...