Opozita po përgatit protestën e lajmëruar që para festave të fundvitit. Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takuar me aleatët, ndërsa teksa foli për gazetarët pas takimit tha se protestat do të nisin këtë muaj.
“Sot në diskutim me aleatët e koalicionit opozitar kemi vënë piketat për këtë kalendar veprimesh, i cili do të shtrihet dhe do të përfaqësojë të gjitha shtresat e shoqërisë; do t’u bëjë thirrje të gjithë zëdhënësve të opinionit qytetar, intelektualëve, medias, profesionistëve, t’i bashkohen këtij sezoni të protestës qytetare për t’u përballur me krimin e bërë njësh me politikën, me paligjshmërinë, që janë faktorët kryesorë të krizës ekonomike dhe shpirtërore që ka kapluar vendin. Kemi diskutuar në detaje për një aksion intensiv dhe kompleks opozitar. Natyrisht kemi diskutuar edhe për sezonin e protestave dhe protestën e parë që do të nisë brenda këtij muaji”, u shpreh Basha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...