Zejnaj mbështet Ramushin, thotë se ‘Luanin s’mund ta ndalin majmunët’

18:12 | 7 Janar 2018
Arbresh.info

Shefi i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës Argjend Zejnaj, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, të gjithë ata që e kundërshtojnë kryeministrin Ramush Haradinajn, i ka quajtur ‘Majmunë’.

‘Kryeministri nuk e ka të lehtë, se sulmet po vijnë nga shumë drejtime, por “Luanin s’mund ta ndalin majmunët’, ka shkruar ndër të tjerash Zajnaj në postimin e tij, shkruan arbresh.info

Ai poashtu e ka shpërndarë edhe shkrimin e Pal Lekajt, në të cilin ai shkruan kundër Donika Kadajt, e cila dikur mbronte fuqishëm nga çdo lloj pengese Haradinajn.

Ky është postimi i tij i plotë:

‘Zhvillimet e fundit tregojnë që, Ramushi (kryeministri) është në betejë me të gjithë ata që duke e sulmuar atë tentojnë të sulmojnë të ardhmen e Kosovës (e kanë në gjak përbaltjen e fisnikërisë se tij prej Shqiptari). Kryeministri nuk e ka të lehtë, se sulmet po vijnë nga shumë drejtime, por “Luanin s’mund ta ndalin majmunët”, sa do që mund jenë shumë të tillë!

Prandaj ngadalë por sigurtë, ndryshimin s’do të mund ta ndalë askush.

Me shqiptarët e vërtetë Amerika nuk hidherohet!’./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale