Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit të Krishtlindjes ortodokse mbrëmë në kishën e Shën Dimitrit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ai gjatë kësaj ceremonie ka thënë se derisa të ketë Krishtlindje do të ketë edhe serb në Kosovë.
Gjuriq pjesëmarrësve u ka uruar mbrëmjen e ndezjes së buzmit dhe i ka uruar për festa
Tutje Gjuriq ka thënë se serbët nuk duhet t’i harrojnë zakonet dhe traditat. “Nuk ka popull të suksesshëm nëse nuk respektohet tradita”, ka thënë ai.
Gjuriq, merr vesh lajmi.net, ka hyrë në Kosovë pasi që ka bërë kërkesë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme për leje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...