Seksi pa mbrojtje dhe mashtrimet të cila janë të shpeshta në këtë stinë nuk janë shkaku i vetëm.
Me siguri keni dëgjuar që më së shumti bebe lindin në shtator, por jo numër më i madh se i atyre të cilët janë ngjizur rreth festave të vitit të ri.
Fjala është për fenomenin e vërtetë shkencor për ç’shkak kemi mjaft luanë dhe virgjëresha përreth nesh.
Edhe pse në mend menjëherë na bien argëtimet gjatë vitit të ri në të cilat ndodh gjithçka, ato nuk janë shkaku i vërtetë i këtyre “epidemive” të bebeve, transmeton Telegrafi.
Koha e ftohtë në një mënyrë ndikon në shtimin e aktiviteteve seksuale, sepse në krevatin e ngrohtë është më këndshëm se jashtë, mirëpo çështja ka të bëjë më shumë me natyrën biologjike.
Siç është publikuar në revistën “Obstetrics and Gynecology”, cilësia e spermës dimrit është më e lartë se sa në stinët e tjera të vitit.
Gjithashtu, mitra është më shumë e gatshme për shtatzëni dimrit sesa verës për shkak të ditës më të shkurtë.
Mundësisë më të madhe për ngjizje i kontribuon edhe fakti që njerëzit bëjnë më shumë seks në këtë periudhë.
Marrëdhëniet e pambrojtura seksuale në argëtime të shumta gjithashtu janë shumë të mundshme, andaj edhe këto krijojnë shanse për lindje të bebeve. /Telegrafi
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...