Pas deklaratave se Qeveria Kosovës, do ta procedoj në Parlament nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ka zgjuar reagimin e ashpër të shteteve të Kuintit të cilat kanë deklaruar se një veprim i tillë do ta qoj Kosovën në izolim të plotë.
Ndërkaq vetë zyrtar të Qeverisë nuk e kanë mohuar, por as nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.
“No Comment”, ishte përgjigja nga zyra e kryeministrit Haradinaj, në pyetjen se a do ta procedoj Qeveria e Kosovës në Kuvend një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, raporton Indeksonline.
Gjykata Speciale e themeluar më 2015 me vendim të Parlamentit ishte planifikuar të shfuqizohej në fund të vitit të kaluar përmes një nisme të deputetëve të pushtetit. Kishte dështuar të kalonte në Kryesinë e Kuvendit në mungesë kuorumi.
Kishin reaguar ambasadorët e SHBA-së dhe vendeve të BE-së, duke thënë se një nismë e tillë shkatërron raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.
Fjala e plotë e Ministrit Konjufca në Këshillin e Sigurimit ...
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...