Gjatë kohës së mbledhjes përreth zjarrit të Buzmit, në fshatin Mirkovci në Shkup ka ndodhur një incident, pasi një person me makinë ka kaluar rreth zjarrit dhe ka shtypur dy të pranishmit.
I.P nga fshati Kuçevishte, pasi më parë i ka kërcënuar të pranishmit, me makinëne tij ka kaluar rreth zjarrit dhe ka goditur M.B (39) dhe B.K (39) të dy nga Mirkovci, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy të lënduarit me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, ku u janë konstatuar lëndime trupore dhe pas ndihmës së marrë janë lëshuar për kurim shtëpiak./Telegrafi/
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...