Lëngu i panxharit duket se mund t’jua rritë nivelet e libidosë.
Kjo perime përmban sasi të lartë të mineralit boron, i cili e rritë prodhimin e hormoneve seksuale, transmeton Telegrafi.
Konsumimi i lëngut të panxharit mund ta ndihmojë trupin ta metabolizojë dhe shfrytëzojë estrogjenin për gratë, dhe t’i rritë nivelet e testosteronit te meshkujt.
Pasja e një jete të shëndetshme seksuale është çelësi për gjumë më të mirë, zvogëlim të stresit dhe forcim të sistemit të imunitetit.
“Përdorimi i ushqimit si ilaç nuk është koncept i ri, gjithmonë ka ekzistuar kjo metodë. Hulumtime të shumta tregojnë se panxhari është në mesin e ushqimeve që e përmirësojnë libidonë. Përveç libidosë, panxhari sjell edhe përfitime tjera shëndetësore në trup”, ka treguar prodhuesi i lëngut të panxharit ‘BeetActive’.
Përveç panxharit, edhe shpargu dhe avokadot e rrisin libidonë.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...