Zvicra është bërë destinacioni turistik i liderëve kosovarë. Një javë pas kthimit të kryeministrit Haradinaj nga pushimi më Alpet Zvicerane, drejt tyre thuhet se ka marrë rrugë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Gazeta Fjala ka siguruar një fotografi të Veselit në njërin nga aeroportet Zvicerane ku shihet me familje.
Burime te gazetës te afërta me Veselin kanë konfirmuar se ai gjendet jashtë Kosovës tash e disa ditë.
Veseli edhe gjatë vitit të kaluar, po në këtë kohë, sa Kuvendi ishte në pushim kishte qëndruar në Zvicër për disa ditë.

Shtetasi turk arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, prezant...
LDK denoncon “aferën WhatsApp” dhe kërkon hetim të menjëhers...
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, Peleshi përjashton nga sean...
Përplasje të forta në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opo...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...
13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgo...