Tentoi të vrasë një person një ditë më parë, por pas 24 orësh është arrestuar nga policia e Lezhës.
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi plagosi me armë zjarri një person para lokalit të tij. A.P. i ka zënë pritë 31-vjeçarit Vilson Zefi, dhe e ka qëlluar por pa mundur ta vrasë.
Në njoftimin e saj policia thotë se autori 28-vjeçar është banues në Barbullojë e Re. Sipas të njëjtave burime 31-vjeçari i plagosur është me banim në Lezhë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 gëzhoja dhe një makinë të përdorur nga autori i cili e braktisi atë në Kurbin./lapsi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...