Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela vlerëson se koncepti që promovon kryeministri Zoran Zaev “një shoqëri për të gjithë” është, siç tha ai, një gënjeshtër e madhe. Ai këtë vlerësim e dha pas vizitës në Gostivar dhe takimin me bashkë partiakun e tij, Arben Taravari.
Në deklaratën të cilën Sela e dha pas vizitës në Gostivar, dërgoi porosi deri te kryeministri Zaev, në të cilën ai thekson se gostivarasit janë të përjashtuar nga koncepti “Një shoqëri për të gjithë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me urdhra të drejtpërdrejtë nga kryeministri, bashkë me partnerin e koalicionit bëjnë gjithçka për të bllokuar kryetarin e komunës dhe qytetarët. Kjo mund të shihet edhe nga veprimi i mosvendosjes së propozim buxhetit në rend dite në Këshillin e komunës së Gostivarit. Qytetarët e Gostivarit janë shembull për atë se deklaratat e bujshme të kryeministrit Zaev për një shoqëri për të gjithë dhe jetë për të gjithë është gënjeshtër prapa së cilës fshehen lojëra të ulta politike të LSDM-së dhe partnerit të tyre të kolaicionit, BDI.”, tha Sela.
Nikoqiri i vizitës, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se ASH është parti dominante në rajonin e Pollogut dhe për këtë janë krenarë./Telegrafi/
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s