Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi insiston që polemikat rreth kontratës së Alexis Sanchezit dhe Mesut Ozilit nuk kanë ndikuar në moralin e skuadrës.
Dyshja kanë hyrë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tyre aktuale derisa spekulimet rreth të ardhmes së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, transmeton portali arbresh.info.
“Sigurisht, ata janë të rëndësishëm, ata janë dy lojtarë të mëdhenj. Alexis Sanchez ka shënuar shumë gola, Mesut ka shënuar dhe ka krijuar asistime prandaj sigurisht ata janë shumë të rëndësishëm sepse janë lojtarë me top klas”, ka thënë Mustafi.
“Por kryetitujt, kjo është diçka shumë personale për ata. Ata vendosin [të ardhmet e tyre] me trajnerin, kështu që nuk më intereson aq kjo. Gjëja e vetme që neve na intereson është kur ata janë në fushë, ata të japin gjithçka”
“Kjo lehtëson gjërat për mua sepse kur shoh njerëzit në front që japin gjithçka, kjo më bënë që edhe unë të jap gjithçka gjithashtu”
Arsenali e pret sot (e mërkurë) në Emirates rivalin dhe kampionin në fuqi të Premierë Ligës- Chelsean./arbresh.info/
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në