Shefi i policisë në Helsingborg, Sven Holgersson, ka thënë se në gjashtë muajt e fundit në këtë qytet ka pasur shpërthime, të cilat ai i ka lidhur me krim të organizuar.
Në një deklaratë për gazetën suedeze “Aftonbladet”, Holgersson ka thënë se sulmet janë të lidhura me drogë, transmeton Koha.net.
“Për mendimin tim krejt këto kanë të bëjnë me drogë, ekonomi dhe armë”, ka thënë Holgersson.
Kjo deklaratë e tij është publikuar pak orë pasi ndodhi një shpërthim në hyrje të një ndërtese, nga i cili ka mbetur e plagosur vajza e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
“Aftonbladet” raporton se në shtator një person ka vdekur si pasojë e një shpërthimi nga i cili mori flakë apartamenti i tij. Në muajin tetor, sipas kësaj gazete, një shpërthim kishte ndodhur në hyrje të stacionit policor.
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...