Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley, tha se do të bëjnë thirrje për zhvillimin e një takimi urgjent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (KS-OKB) në lidhje me protestat dhe dhunën që vazhdon në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp në qendrën e përgjithshme të OKB-së, Haley, ka dhënë mbështetje ndaj protestave të popullit të Iranit duke theksuar se “populli i Iranit ka dalë në rrugë me guxim për të protestuar ndaj presionit të qeverisë.”
Pasi ka theksuar se protestat në vend nuk drejtohen nga forca të jashtme dhe se populli ka dalë vetë nëpër rrugë, ajo tha se “Ne e duartrokasim këtë guxim të madh të popullit iranian.”
Ndër të tjera duke pretenduar se qeveria e Iranit “ka një të kaluar të tillë si ajo e vrasjes së popullit të saj”, Haley ka njoftuar se do të bëjnë thirrje për zhvillimin e një takimi urgjent të KS-OKB-së në lidhje me protestat që vazhdojnë në Iran./AA/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...