Gjatë kësaj vizite Trendafilova nuk u takua me presidentin Hashim Thaçi. Për këtë presidenti për Rtv21 ka thënë se është për të ardhur keq se përfaqësuesit e Gjykatës Speciale nuk bashkëpunojnë me Kosovën, ndërsa kanë vizita të rregullta me Beogradin.
“Pyetja duhet parashtruar atyre se përse nuk u takuan me bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, kur Tribunali është i Kosovës, ndërsa mohohet dhe injorohet në mënyrë ekstreme bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, ndërsa është një bashkëpunim mbi 100 për qind me Beogradin”, tha presidenti.
Ai theksoi se është shumë keq për vendin që tani rolin e zëvendësit dhe agjendës së Tribunalit e prezanton Ministria e Drejtësisë së Serbisë.
I pyetur se a mund të jetë sinjal për aktakuzat e para nga Gjykata Speciale vizita e Trendafilovës, Thaçi tha se nuk mund të flas në emër të Tribunalit e as të Gjykatës.
Në vizitën e saj në Kosovë, Trendafilova theksoi se dhomat e specializuara janë të pavarura dhe nuk do të ketë ndërhyrje politike. Trendafilova është emëruar më 14 dhjetor të vitit 2016 si kryetare e Dhomave të Specializuara./RTV21/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...