Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, në një intervistë për emisionin “038” ka ripërsëritur se do të fitonte ndaj Shpend Ahmetit, po të ishte ai kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.
Beqiri ka thënë se do të ishte ai që do të ndizte dritat e fundvitit po të ishte kandidat.
“Pa asnjë dyshim. Shpend Ahmeti nuk do t’i ndizte këto drita por do të isha unë kryetari i rizgjedhur i Prishtinës. Dritat për herë të parë i kemi ndezë më presidentin Rugova në vitin 2003 dhe atëherë nuk ka qenë këso lloj bredhi”, ka thënë Beqiri.
Beqiri ka thënë se tashmë janë bërë 10 vjet prej kur Prishtina ka shesh, atë “Nëna Terezë” që e ndërtoi ai sa ishte kryetar.
“Pllakat nuk kanë radioaktivitet dhe kjo është vërtetuar nga institute jashtë vendit”, ka thënë Beqiri.
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...