Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite ka liruar dy djemtë e Mbretit të ndjerë Abdullah nga paraburgimi, si pjesë e goditjes anti-korrupsion, sipas Reuters.
Princi Meshaal bin Abdullah dhe princi Faisal bin Abdullah janë në mesin e 200 anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, ministrave dhe biznesmenëve të arrestuar që nga nisja e spastrimit anti-korrupsion nga princi i kurorës, transmeton portali arbresh.info
Dyshja u liruan nga hoteli Ritz-Carlton në Riad, pasi bënë marrëveshjet financiare me qeverinë, njofton një zyrtar i lartë saudit.
Një vendim nëse duhet liruar vëllai i tretë, Princi Turki bin Abdullah, ende nuk është arritur, tha burimi.
Dhjetëra të tjerë tjerë u liruan më parë këtë javë, siç raportohet nga gazeta saudite Okaz më 26 dhjetor.
Të arrestuarit që nuk kanë arritur marrëveshje me qeverinë, do të përballen me gjyqin/Arbresh.info/
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...