Demokracia Plus (D+), në bashkëpunim me Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, organizojnë konferencën e fund vitit, në të cilën do të flitet në lidhje me sfidat e prokurimit publik në vitin që po lëmë pas dhe perspektivën për vitin 2018.
Në këtë takim të dy këto institucione së bashku me D+ dhe Projektin Team, do të publikojnë të dhëna në lidhje me punën e tyre, duke përfshirë të arriturat dhe problemet që janë shfaqur gjatë këtij viti.
Po ashtu D+ do të publikojë çështjet për të cilat do të avokojë në raport me OSHP-në dhe KRPP-në në vitin 2018.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet tranzicionit në platformën e prokurimit elektronik, e cila pritet të jetë obligative që nga 1 janari 2018.
Në këtë takim përveç publikimit të të dhënave, në panel do të ketë prezantim nga Blerim Dina, Kryetar i OSHP.
Prezantimi i të dhënave në lidhje me punën e OSHP gjatë këtij viti dhe planet për forcimin e integritetit nga Safet Hoxha, Kryetar i KRPP
Prezantimi i punës së KRPP-së dhe planit për zbatimin e platformës së prokurimit elektronik nga viti i ardhshëm.
Pas prezantimeve në panel do të ketë edhe diskutim të hapur me pjesëmarrësit në këtë takim, po ashtu sesion të pyetjeve dhe përgjigjeve me panelistët.
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...