Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka ripërsëritur deklaratën e shefit të tij se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Lluka ka thënë se me planet që janë bërë çmimi i energjisë elektrike do të jetë stabil, shkruan arbresh.info.
“Me insistimin e vazhdueshëm që të zgjidhet rasti i Shipitullës ky problem tashmë është zgjedhur. Me plane të reja KEK-u do të operoj me kapacitete të reja dhe atë kapacitet me rezervat aktuale mund ta bëjë deri më 15 shkurt dhe plani është që deri më 15 shkurt të arrihet tek rezervat. Nuk do të ketë ngritje të çmimeve në Prill të vitit 2018. Sipas planeve aktuale çmimi i rrymës do të jetë stabil, pra nuk do të ketë rritje të çmimit”, ka thënë Lluka në konferencëne fundvitit për media.
Lluka ka folur edhe për prioritete të tjera duke përmendur këtu funksionalizimin e Trepçës dhe efiçencën e energjisë elektrike./arbresh.info/
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...