Në disa aksione të ndara nëpër Serbi, ditët e fundit pjesëtarët e ministrisë së brendshme kanë konfiskuar një sasi të madhe të armatimit, rreth 50 kilogramë narkotikë, kanë zbuluar dy laboratorë për kultivim të marihuanës në kushte artificiale dhe kanë arrestuar 15 persona të dyshuar për tregti me narkotikë dhe për posedim dhe armëmbajtje pa leje, ka kumtuar dje ministria e brendshme e Serbisë.
Në aksione të cilat janë kryer në territor të Beogradit, Zajeçarit, Jagodinës, Krushevcit, Novi Pazarit, Pançevës, Prokuples, Smederevës, Uzhicës, Kikindës Somborit, Kragujevcit dhe Shabacit, janë konfiskuar 47 kilogramë marihuanë dhe rreth 60 gramë kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme e amfetaminës dhe hashashit, transmeton gazetametro.net.
Janë konfiskuar edhe 24 pushkë, prej të cilave një automatike dhe dy gjysmë automatike, 21 pistoleta, 2 revole, 1.152 copë municion të kalibrave të ndryshëm, dinamit, bomba dore dhe granata.
Janë arrestuar për shkak të posedimit të narkotikëve dhe shitjes së tyre 6 persona derisa janë ushtruar edhe kallëzime penale për 7 persona tjerë.
Për shkak të posedimit dhe armëmbajtjes pa leje, policia ka arrestuar 8 persona dhe ka ushtruar kallëzime penale edhe për 21 veta.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...