Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e PSP-së, “Treqind”, në të cilin është i akuzuar ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve, raporton MIA.
Kjo është edhe seanca e fundit e caktuar për një lëndë të PPS-së në Gjykatën Penale për këtë vit.
Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski ilegalisht u ka ndarë marrëveshje për shitblerjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve Porshe Maqedonia SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJP Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe Avto Kukja SHPK Shkup të zgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.
Në këtë lëndë, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues./Gazeta Express/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...