AC Milani ka dal fitues nga derbi mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Interit.
“Rossonerët” kanë siguruar kualifikimin tutje në Kupë të Italisë duke kaluar në gjysmëfinale pas fitores së dramës në San Siro kundër rivalit të përbetuar italian, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Gennaro Gattussos arriti të sigurojë avantazhin pas 104′ minutave lojë. Në një aksion të shpejtë kur vëmendja i mysafirëve nuk ishte në nivelin e duhur, Milani ndëshkoi duke shënuar për 1 me 0.

Patric Cutrone, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 76′ të ndeshjes, arriti të realizoi në portën e portierit slloven Samir Handanovicit pas asistimit të bukur nga anësori Suso.
“Nerazurrët”, të cilëve iu anulua një gol gjatë pjesës së parë të ndeshjes pas shfrytëzimit të teknologjisë VAR, kishin disa shanse të mira në vazhdon por nikoqirët dominuan më posedim.
AC Milani tani do të përballet me Lazion në gjysmëfinale të Kupës së Italisë./arbresh.info/
Goli i realizuar nga Patrick Cutrone (104′):
https://streamable.com/3bl6n
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...