Shahistëve izraelitë u është mohuar marrja e vizave për në Arabinë Saudite, me qëllim të pjesëmarrjes në një kampionat të shahut të organizuar nga Arabia Saudite.
Shtatë lojëtarët izraelitë kanë kërkuar viza për të marrë pjesë në turne, që do të zhvillohet nga data 26 deri me 30 dhjetor, shkruan “Guardian”, transmeton portali arbresh.info
Kjo do të ishte hera e parë që Arabia Saudite do të priste publikisht izraelitët, pasi shteti i Gjirit nuk e njeh Izraelin dhe nuk kanë marrëdhënie diplomatike mes tyre.
Autoritetet izraelite kanë theksuar se “vizat nuk janë lëshuar për lojëtarët”, megjithatë është bërë e ditur se turneu do të vazhdojë sikurse ishte planifikuar.
Besohet se Arabia Saudite ka refuzuar edhe pjesëmarrjen e lojëtarëve nga Katari.
Qendra e Arabisë Saudite për komunikim ndërkombëtar, përmes një deklarate tha se më shumë se 180 lojtarë do të marrin pjesë në kampionat, por nuk janë dhënë detaje në lidhje me pjesëmarrësit e refuzuar./arbresh.info/
Sulmi në Uashington, Osmani: Guximi i agjentëve të Shërbimit...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...