Manchester United dhe Burnley do të takohen sot në “Boxing Day” nga ora 13:00 në kuadër të Premierligës.
Burnley në këtë sezon është duke kaluar në top formë dhe po ‘lufton’ për vendet që dërgojnë në Evropë.
Është Mourinho ai që ka bërë këto pohime në prag të duelit të skuadrës së tij me klubin e papërshtatshëm, përcjellë arbresh.info.
“Nëse objektivi ishte mbijetesa, mendoj se ky synim tash është në xhep dhe është nën kontroll”.
“Nëse synimi është të përfundohet në top 10, ata do ta bëjnë këtë. Nëse synimi është të luftojnë për garat evropiane, ata janë klub që kanë të drejtë ta bëjnë këtë, kështu që do të jetë kundërshtar i vështirë”.
“Nëse krahasoni atë që ata po bëjnë me synimet paraprake, është sezon shumë i mirë për ta”, theksoi Mourinho.
Vetëm City, Chelsea dhe United kanë pranuar më pak gola se Burnley (15) këtë sezon.
“Ata pranuan tri gola në ndeshjen e fundit, por ata janë fantastik dhe mbrhoen mirë. Të gjithë e dinë se si luajnë, nëse prisni që ata të luajnë bukur, ata nuk bëjnë këtë gjë”.
“Por, nëse flisni për synimin direkt, pragmatik, me lojën me forcat e tyre, mendoj se ata dinë të bëjnë lojë shumë të mirë”, përfundoi Mou. /arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...