Fabio Capello është një nga trajnerët më të mëdhenj që ka pasur futbolli. 71 vjeçari me pa dyshimin më të vogël është trajneri më i mirë italian i gardës së vjetër.
Vitet më të arta në karrierën e tij i kishte me Milanin, ku fitoi katër tituj të Serie A (1992, 1993, 1994, 1996).
Capello ka drejtuar edhe skuadra tjera të mëdha, si Real Madrid, Juventus dhe Roma.
Në këto skuadra, ai ka pasur mundësinë të punojë me yje të mëdha të futbollit, Alessandro Del Piero, Marco van Basten, Francesco Totti dhe Gabriel Batistuta.
Por, kur është pyetur se cili është futbollisti më i mirë që ke punuar, Batistuta ka zgjedhur krejt dikë tjetër.
“Luis Nazario de Lima Ronaldo është lojtari më i mirë që kam punuar. Për fat të keq, me të kam punuar vetëm në fund të karrierës së tij, kur ai peshonte 96 kilogramë”, ka deklaruar Capello, përcjell lajmi.net.
“Përkundër problemeve me peshë, ai edhe atëherë ishte tepër i zgjuar”./Lajmi.net/
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...