Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e të shtunës në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se ka qenë një telefonatë në sallën operative rreth orës 09.05 që ka njoftuar për të shtënat.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe konstatoi se në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Çapajve.
“Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht mjeti me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit./Top Channel
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...