Zyrtarët e shëndetit në Kaliforni kanë një mesazh të ri sigurie për përdoruesit e telefonave. Për herë të parë, Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni ka realizuar një udhëzues për rrezet e celularëve dhe si mund të minimizoni ekspozimin ndaj tyre.
“E dimë që shumë njerëz janë të shqetësuar në lidhje me sigurinë e përdorimit të celularëve”, thotë dr. Karen Smith, nga Departamenti i Shëndetit publik në Kaliforni.
“Kur flini, mbajeni telefonin të paktën një krahë larg nga trupi. Gjithashtu, mos e mbani celularin në xhep, mbajeni atë ose në kuletë ose çantë”, këshillon Smith.
Në udhëzues gjithashtu rekomandohet:
Edhe pse nuk ka një studim shkencor përfundimtar, disa studime sugjerojnë një lidhej të mundshme mes përdorimit të celularit dhe rrezikut për zhvillimin e problemeve me shëndetin mendor dhe riprodhues, si dhimbje koke, probleme me kujtesën, dëgjimin, gjumin deri edhe tumor në tru apo probleme me fertilitetin tek meshkujt./shendet/
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...