Po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve nata e dytë e Festivalit të 56-të të RTSH-së ku midis të ftuarve special ishte edhe Adelina Ismaili e cila mahniti publikun me pamjen e saj.
Adelina ishte veshur me një fustan të gjatë ngjyrë nude me xixa dhe këndoi vetëm pak sekonda këngën me të cilën u prezantua në festivalin e 35 të këngës më 1996, me titull “Zemrën nuk ta fal”, shkruan Xing.al.
E pyetur nga Adi Krasta lidhur me lajmet se ajo ka hequr dorë nga muzika, Adelina tha se deklarata e saj është keqkuptuar pasi nuk do të këndojë më nëpër klube, por festivalet si ky i sjellin gjithmonë emocion dhe do vazhdojë të këndojë për skena të mëdha./xing.al/

Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...