Mbrëmjen e djeshme Afërdita Dreshaj mori një propozim përrallor nga partneri i saj prej disa viteve, sportisti Jakub Kindl.
Si fillim Afërdita publikoi foto të darkës, me pjatë kryesore tartuf të bardhë.
Fotoja u pasua nga një tjetër, ku dukej unaza me diamantin në prerje katrore. Afërdita lajmëroi se fotot e tjera do t’i bënte publike shumë shpejt.
Kështu vendosi të na linte në pritje, ndërkohë që postoi një tjetër plot trëndafilë të kuq dhe orkide.
Më në fund, Afërdita na tregoi në Instagram Story momente nga propozimi i djeshëm, për të cilin thjesht s’kemi çfarë themi. Shihini fotot dhe shijojini.
“S’mundem.. jam ende duke ëndërruar.” shkruhet në foto.
“Kështu ndodhi” thuhet në një tjetër foto dhe Dreshaj premton disa të tjera në vazhdimësi. Lojtari çek i ka propozuar këngëtares në Pragë, nën dritën e qirinjve dhe errësirën romantike të natës.




Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...