Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk beson që skuadra e tij ka një avantazh të madh kur ata do të përballen në El Clasico kundër Real Madridit.
Gjiganti katalunas qëndron në pozitën e parë me gjashtë pikë më shumë se Atletico Madridi dhe 11 më shumë se Real Madridi që qëndron në pozitën e katërt të tabelës në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk mendoj se ne jemi favorit”, u ka thënë Valverde gazetarëve. “Tabela e ligës ndoshta është gjëja e fundit e rëndësishme në këto ndeshje, ato janë shumë ndeshje të veçanta”
“Është tensioni ndërmjet skuadrave. Ata kanë avantazhin se janë në shtëpi, gjë që është shumë e rëndësishme. Pra, unë duhet të them që ne nuk jemi favorit, jo”
Barcelona është duke kërkuar fitoren e tretë radhazi në Bernabeu për herë të parë në historinë e tyre dhe në rast se kjo ndodhë ata do të jenë 14 pikë para rivalit të tyre të përbetuar.
El Clasico zhvillohet të shtunën në Santiago Bernabeu duke filluar nga ora 13:00./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...