Presidenti i vendit Hashim Thaçi në fjalimin e tij vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës , ka thënë se prioriteti ynë i përbashkët mbetet gjithmonë angazhimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë dhe për këtë jam angazhuar gjithmonë, shkruan arbresh.info.
“Shteti i Kosovës, shoqëria kosovare janë ndërtuar mbi parimet e lirisë. Ne duhet të sigurohemi që të sigurojmë prosperitet dhe dinjitet për secilin qytetarë. Ne e dimë që për të arritur mirëqenien e qytetarëve duhet ta zhvillojmë ekonominë tonë dhe prodhimet tona”, ka thënë ai.
Në koordinim me institucionet relevante e kam përkrahur nënshkrimin e marrëveshjes e cila sjell një investim më të madh deri më tani.
Vazhdoj të besoj se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është i nevojshëm, prandaj kam përkrahur projekte për autostrada.
Asnjë fushë e shoqërisë sonë nuk mund të jetë funksionale në rast se ne dështojmë të sigurojmë të kemi rend dhe ligj dhe se të gjithë jemi të barabartë para ligjit.
“Me dekretimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në veri kemi shtri rendin kushtetues dhe ligjor në cdo cep të shtetit tonë”, ka thënë ai.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jenë prioritet.
Viti 2017 ishte vit i të arriturave të shumta, por edhe i sfidave, kemi kaluar dy palë zgjedhje .
Qeveria e Kosovës dhe kryetarët e komunave tani duhet të punojnë dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Forcat e Armatosura të Kosovës do ta ruajnë dhe forcojnë karakterin multietnik.
“Unë sot ju siguroj se Kosova gjatë vitit 2018 do të ketë kapacitet e veta mbrojtëse, pra një ushtri moderne që do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë”, ka pohuar presidenti Thaçi.
“Ky është një proces shtetëror i natyrshëm dhe i domosdoshëm, i cili vjen edhe si rezultat i punës së pjesëtarëve të FSK-së të cilët e kanë ngritur nivelin e përgatitjes dhe tani janë të gatshëm për detyra e kompetenca të reja. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë shumetnike në të cilën mbi 10 për qind e pjesëtarëve të saj vijnë nga komunitetet jo shumicë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...