Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj të dijë për regjistrimin e makinave duke thënë se 25 përqind të makinave në vend janë të paregjistruara.
“Pse po ndodhë kjo çfarë do të ndërmirrni për këtë çështje”, ishte pyetja e Zekës drejtur Sefajt, shkruan arbresh.info.
Ai tha se shqetësim i madh po ashtu është që qytëtarët janë të privuar nga e drejta elementare kur mirren në pyetje nga Policia e Kosovës.
“Një të drejtë të tillë ua shkel Policia sepse Ligji e garanton që ne të kemi një proces verbal por Policia gjithmonë refuzon të jep një kopje dhe ajo kopje mund të fshihet apo edhe të deformohet më vonë”, ka thënë Zeka.
/arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...