Avokati dhe këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha thotë se gjyqësori duhet të hy në grevë nëse qeveria nuk ua rrit pagat, raporton “Arbresh.info”.
Reagimi i Berishës vjen pas rritjes së pagave të kryeministrit dhe ministrave.
“A thua a e ka mendu Qeveria se rritja e pagës se Kryeministrit dhe Ministrave nënkupton dhe duhet te reflektoje patjetër dhe ne rritje te pagave për të gjithë gjyqtaret e Republikës se Kosovës.Veç ishalla tash nuk thonë që për gjyqtare s’kanë buxhet . Nëse ndodhe kjo, e që gjasat janë të mëdha të ndodhë, gjyqësori duhet ta bllokoj punën deri ne trajtimin e tyre njëjtë siç po e trajtojnë veten paria e këtij vendi”, është shprehur Berisha në postimin e tij në Facebook./Abresh.info/
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin