Zëvendëskryeministri i Turqisë, Hakan Çavushogllu, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni me rastin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në këtë vend, që shënohet më 21 dhjetor, tha se rajonet të cilat kanë lidhje shpirtërore me Turqinë kanë rëndësi të veçantë.
Çavuşoğlu mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të projektit për riparimin dhe pajisjen e Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar, që janë kryer në kuadër të bashkëpunimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) me Unionin e Bashkive të Turqisë (TBB).
Në një fjalim të mbajtur me këtë rast, Çavushogllu shprehu kënaqësinë për praninë e tij në këtë ceremoni bashkë me qytetarët e Gostivarit, duke bërë të ditur se arsimi është një prej kushteve të domosdoshme për zhvillimin dhe progresin e individit dhe të shoqërive.
“Ne duhet ta marrim edukimin si një prioritet të lartë nëse duam që fëmijët tanë të jenë pjesë e konceptit tonë të qytetërimit, dhe që ata me dituri, me vullnet dhe besim të jenë të suksesshëm në secilën fushë”, tha ai.
Çavushogllu theksoi se besojnë që edhe Maqedonia edhe Turqia e meritojnë më të mirën, duke shtuar se në ditët e sotme mund të vërehen individë dhe popuj që duke punuar kanë arritur në majën e dijes, letërsisë, artit dhe sportit.
Çavushogllu u përcolli qytetarëve të Gostivarit edhe përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, dhe ua uroi 21 Dhjetorin, Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoni.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, tha se për qytetin nuk mund të ketë një ditë më të lumtur sesa hapja e një shkolle dhe falënderoi TIKA-n dhe TBB-në për punimet që kanë kryer./Telegrafi
Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...
Alarm nga Finlanda: Rusia do të zhvendosë ushtrinë drejt kuf...
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...