Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm, Kosova planifikon që të aplikojë për statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një takim me gazetarët për fundvit, Hoxha tha se liria e medias është parakusht për integrim.
Ajo numëroi disa nga punët që ka bërë gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj. Sipas saj, një numër i madh i projektligjeve janë hartuar në përmbushje të këtyre standardeve për integrim.
Hoxha tha se Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA) ka gjetur zbatimin e dukur. “Jemi të përkushtuar që të përmbushim obligimet e marra”.
“Nuk është klishe qe vijmë herët në punë e dalim vonë, por më të vërtetë në këtë ministri kemi angazhim e kërkohet punë”, u shpreh Hoxha, raporton Ekonomia Online.
“Në planin e punës së qeverisë parashihet që kah fundi i vitit të ardhshëm të aplikojmë për statusin e vendit kandidat. Ky është synim i përbashkët”, tha ministrja e Integrimit.
Hoxha uroi që viti 2018 temë jetë vit i mbarë për Kosovën.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë