Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, këshilltari nga radhët e AKR-së, Jeton Ujkani, është zgjedhur në raundin e tretë të votimit, më shumicën e votave të këshilltarëve të pranishëm e që ishin 20 sish, kryesues i Kuvendit të Komunës.
Mbledhjen, që ishte e dyta me radhë e Kuvendit të Komunës, të dalë nga zgjedhjet e fundit, e kryesoi këshilltari më i vjetër, Gani Haliti. Para se të procedohet me rendin e ditës, para kuvendarëve dhanë betimin Safet Kamberi nga LDK-ja dhe Shyqeri Peci, nga Nisma, të cilët nuk kishin marrë pjesë në mbledhjen inauguruese.
Para se të procedohet me rendin e ditës, grupi i këshilltarëve të PDK-së, kërkoi një pauzë prej 10 minutash, por këshilltarët tjerë ishin kundër
kësaj kërkese, kështu që mbledhja vazhdoi punën.
Por, para se të fillonte votimi i fshehtë për kryesuesin e propozuar Jeton Ujkani, që i ishte e vetmi, mbledhjen e lëshuan edhe këshilltarët e LDK-së, me arsyetim se nuk ka konsensus për kandidatin e propozuar, që e mbështetën këshilltarët e AKR-së, VV-së, AAK-së, Nismës dhe disa këshilltarë të PDK-së. Meqë në sallë kishte kuorum, mbledhja vazhdoi dhe votimi nxori kryesues të KK-së, jeton Ujkanin.
Pasi u zgjodhe kryesues, Jeton Ujkani premtoi se do ta kryej punën e vet në harmoni me ligjin dhe rregulloret e KK-së dhe se do të jetë bashkëpunues me të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...