Ka përfunduar shumë shpejtë takimi ndërmjet liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe kryeministrit Zoran Zaev.
Nga fjalët e Selës kuptojmë që është refuzuar kërkesa për ta lënë ministrinë e Shëndetësisë dhe për të pranuar një tjetër pozitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Opinioni është i informuar në lidhje me krizën në Qeveri. Sot ishim për të diskutuar në këtë temë. Brenda koalicionit ka disa kryetar me flokëthinjura që mashtrojnë opinionin.
Ne qëndrojm në qëndrimet tona. Nuk shohim arsye pse duhet të ketë ndryshime në pozicione dhe marrëveshjen që u arrit kur u formua qeveria. Aleancës i takon ministria e shëndetësisë.
Kemi udhëhequr sukesshëm dhe nëse dikujt i pengon suksesi le ta thotë që i pengon suksesi. I dhashë propozim kryeministrit që të bëj një zv. kryeministër për byrek dhe me kënaqësi do t’ia jap BDI-së”, tha Sela.
Me këtë Sela bëri të ditur se ka refuzuar pozitë të zv. ministrit të ofruar nga Zaevi, ndërkaq akuzon BDI-në për shpifje dhe deklarata kundër partisë së Selës.
Sela thotë se mbeten që të punojnë në reforma, pasi që kanë ndihmuar në rëzimin e qeverisjes së keqe të kaluar./Telegrafi
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...