Një burrë nga India ka djegur për vdekje dy gratë e tij pasi e ëma nuk i pëlqente. Deepa Ram mori nuset e tij Daria Devi, 25 vjeç dhe Mali Devi, 27 vjeç për një udhëtim duke i mashtruar se do i blinte bizhuteri në Rajasthan.
Ai ndaloi makinën në anë të rrugës, i mbylli brenda dhe makina shpërtheu në flakë. Sipas Dailymail, policia ka thënë se babai i tre fëmijëve bëri këtë krim pasi gratë e tij dështuan në përpjekjen që ta bëjnë të ëmën të lumtur.
Në njoftimin e policisë thuhet se njëra nga gratë arriti të dilte nga makina, por ai e shtyu me detyrim në mjet dhe udhëtoi edhe për pak kohë. Pas kësaj ai ndaloi në një vend të caktuar ku i vuri zjarrin makinës./OraNews/
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...