Kur Prashant Sharma dhe Niti Shree po planifikonin të martoheshin, ata vendosën që të kërkonin diçka të pazakontë si një dhuratë.
Ata kërkuan Bitcoin, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Çifti, që jeton në qytetin indian jugor të Bangalorit, punojnë në një kompani të teknoligjisë.
“Kështu, ne menduam që për dhuratë të pranonim diçka që ka të bëjë me teknologjinë”, tha Shama.
“U sqaruam prindërve kërkesën tonë dhe ata u pajtuan”, shtoi ai.
Dasma u zhvillua me 9 dhjetor, vetëm katër ditë pasi banka qendrore e Indisë lëshoi paralajmërimin e tretë për investitiorët që duan të blejnë Bitcoin.
Megjithatë, kërkesa e tyre nuk është se ka krijuar telashe te miqtë dhe familja, pasi vetëm 15 persona nga 200 të ftuar në dasmë u dhuruan atyre dhurata tradicionale.
Sharma vlerëson se morën Bitcoin me vlerë 100,000 rupie (1,559 $, 1,169 £).
Ata thanë se në të ardhmen do të shesin Bitcoins dhe me vlerën e tyre do të krijojnë një fond për të shkolluar fëmijët e varfër./arbresh.info/
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...