Saga e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka të ndalur.
Ndonëse nuk ka ditë që nuk publikohet ndonjë lajm i ri, prapëseprapë duket se zgjidhja është larg.
Ditë më parë, Kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se e kishte ftuar homologun e tij malazez, Dushko Markoviq për vizitë në Kosovë.
Mirëpo, i pari i qeverisë fqinje i ka paraprirë kësaj vizite me një intervistë në numrin e sotëm të gazetës Dnevne Novine, duke dashur që t’i largojë të gjithë dilemat e mundshme me anë të përsëritjes së qëndrimit të palëkundur të shtetit të tij. transmeton Klan Kosova.
Në intervistën e titulluar: “Çështja e kufijve për ne është punë e kryer”, pohohet se Kryeministri Markovic i ka thënë kolegut të tij Ramush Haradinajt se sa i përket demarkacionit të kufirit – “nuk ka dhe nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Malit të Zi”.
“Kryeqeveritari malazias i ka bërë ftesë Kosovës që ta miratojë në Kuvend marrëveshjen për demarkacion, gjë që është kërkuar shumë herë edhe nga adresat më të rëndësishme në Uashington dhe Bruksel”./Klan Kosova/

Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...