Burime të TV Sitel nga Brukseli thonë se sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg do ta vizitojë Shkupin në pjesën e dytë të janarit.
Sipas këtyre burimeve, qëllimi i vizitës është mbështetja e Maqedonisë dhe pushtetit që të ndërmerr reforma kyçe për t’u përballur me korrupsionin dhe sundimin e ligjit, si edhe të forcojë kapacitetet demokratike.
Këto burime thonë se NATO dhe BE-ja janë në pritje të përforcimit të punëve ndërmjet Athinës dhe Shkupit për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dy palët të çështjes së emrit, për t’u hapur rruga e integrimeve euro-atlantike./Sitel/
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...