I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e di se sa këshilltar i ka. Megjithatë, e di se sa paguhen ata.
Në një intervistë për Interaktiv të KTV-së, ai tha se duhet t’u rriten pagat këshilltarëve pasi që punojnë shumë.
“Nuk e di sa këshilltar i kam. 12-13 këshilltarë ndoshta. Ju siguroj se kemi shumë punë dhe shumica prej tyre janë të traumatizuar nga puna e madhe. Ndjehem keq sepse rrogat i kanë shumë të vogla, dua t’i rris ato. 560 euro paguhet një këshilltar. Të mbajë peshën e një vendi dhe të mos korruptohet… është shumë punë për pak para. Nuk kanë as shtesa e as bonuse. Dua t’ua rris pagat dhe t’i lus të mos gabojnë në gjykim”, tha Haradinaj.
Edhe për çështjen e numrit të madh të zëvendësministrave, që ka shkuar mbi 70, Haradinaj tha se nuk krenohet me këtë punë.
“Nuk ndjehem mirë as para popullit e as para kolegëve tjerë. Mund ta kthejmë në pozitivitet këtë nëse ata punojnë mirë. Një pjesë e tyre janë duke punuar shumë. Ndoshta ka ndonjë që nuk bën asgjë. Duhet të shihet se si munden ata ta arsyetojnë pagën…”, u shpreh i pari i Qeverisë./Koha.net/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...