Një darkë, e organizuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, do të bëjë sot bashkë kryeministrat e vendeve të Ballkanit.
Në këtë takim, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, do të flitet për gjendjen në rajon, por edhe për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Para takimit, Mogherini ka pritur veç e veç në takime të gjithë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit. Haradinaj ka qenë i pari që është pritur nga Mogherini.
Pas Haradinajt, ajo ka pritur kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, ndërsa më vonë kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.
Takimet sy më sy mes Mogherinit dhe kryeministrave i paraprijnë darkës së përbashkët të tyre me shefen e BE’së.
Darka në Bruksel do të mundësojë takimin e parë të Haradinajt me një kryeministër të Serbisë.
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...