Policia ka reaguar në lidhje me dhunën në protestën e opozitës paraditen e sotme. Në një njoftim zyrtar, policia jep informacione për efektivët e plagosur, por jo për qytetarët e lënduar.
“Gjatë protestës së sotme të opozitës të zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore 6 punonjës policie, konkretisht:
O.M, V.T dhe M.A, efektiv policie te Forca e Posaçme ‘Shqiponja’.

N.K, E.X dhe D.B, efektivë policie të Komisariatit të Policisë nr 1, nga të cilët dy prej tyre femra.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon verifikimet për identifikimin e gjithë personave, të cilët kanë ushtruar dhunë gjatë protestës”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policicisë së Shtetit.
Ditën e sotme u shënuar përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve dhe mes këtyre të fundit u shënuar disa të lënduar.
Fotografia e një qytetari të gjakosur qarkulloi në media paraditen e sotme. Edhe deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi u pa me duar të gjakosura. Ajo denoncoi publikisht dhunën e ushtruar nga policia ndaj saj dhe protestuesve të tjerë./syri.net

Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...