Një djalë xheloz i ka vendosur flakën një klubi striptizmi pasi nuk mund të pranonte faktin se e dashura e tij kërcente aty.
Creio Bishop u arrestua të mërkurën për shkak se djegu klubin Gentlemen’s JB në Huntington, Virxhinia.
21-vjeçari u arratis pasi i vendosi flakën klubit në orën 3:00 të mëngjesit të së mërkurës.
Policia e gjeti afër parkingut të makinave në Walmart dhe kur e pyetën për arsyen e vendimit, ai tha se ishte i lodhur nga fakti që e dashura e tij punonte aty, kështu që i vuri zjarrin.
Jim Reed, pronari i klubit të striptizmit, tha se askush nuk u lëndua nga zjarri, por kishte rreth 1.000 dollarë në dëme, raporton Metro.
E dashura e Bishop, e identifikuar si McKayla Biedenbach në mediat sociale, humbi punën e saj. Reed tha se ka frikë se mos i dashuri i saj do të kthehej përsëri.
“Nuk doja ta bëja këtë gjë, por isha i detyruar për të mbrojtur biznesin time. Ai mund ta bëjë përsëri këtë dhe herën tjetër mund të shkojë më keq.”/Koha Jone/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...