Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të tryezës së aleateve të PD ka ribërë thirrje për përkrahje të protestës kundër asaj që ai e quajti puçi Kushtetues.
Sipas Bashës, Rama nesër ka dy qëllime, të emërojë prokuror politik dhe të asgjësojë dosjet e krimit për të shpëtuar Tahirin dhe hajdutët e tij.
“Mbledhja e tryezës se aleatëve të PD në përkrahje të protestës kundër puçit kushtetues. Interesi i Ramës është të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit dhe të dosjeve të tjera të krimit. Rama ka një qellim, të emërojë një prokuror politik për të mbrojtur pushtetin e tij të inkriminuar. Nëse nesër Edi Rama çon në fund puçin kushtetues, e bën me kosto të madhe, asgjëson reformën në drejtësi dhe bashkëjetesën demokratike”, deklaroi Basha./TCH/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës