Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar takim me shefin e Zyrës Kineze në Kosovë, Zhang Wuzhuan. Hoxhaj ka njoftuar për takimin përmes një fotografie të postuar në llogarinë e tij në Twitter.
Hoxhaj ka shkruar se me shefin e zyrës kineze në Kosovë, kanë shkëmbyer pikëpamje se si mund të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Kinës.
Po ashtu, ata kanë diskutuar për zgjerimin e konsultimeve politike në tema të interesit të përbashkët të të dyja shteteve.
Po ashtu, Hoxhaj ka konfirmuar edhe mbështetjen e Kosovës për politikën e “Një Kine”. Si vazhdimësi e diplomacisë së Kosovës për ruajtjen dhe përafrimin e raporteve me Kinën, vendi ynë ka parandaluar cdo lloj raporti apo marrëdhënieje me Taivanin, të cilin Kina e konsideron pjesë të saj.
Kina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo ka luajtur rol më shumë neutral sesa kundërshtues ndaj vendit tonë. Ky shtet ka mbështetur misionin e OKB-së në Kosovë si dhe hapjen e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e OKB-së.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...