Presidenti i Komisionit Europian ka folur për krizën e migracionit e cila po shkakton ndarje në bllok.
Jean –Claude Junkcer ishte i shpejtë dhe i rreptë në kritikat drejtuar disa vendeve të BE-së që refuzojnë të pranojnë kuotat e refugjatëve, shkruan “Daily Express”, transmeton portali arbresh.info
“Lufta” brenda bllokur ka filluar pas paralajmërimit të Donald Tusk për planet e tij rreth zhvendosjes së refugjatëve.
Duke folur pas takimit të Këshillit Europian në Bruksel, Juncker u ka bërë thirrje shteteve të BE-së që “të qetësohen”.
“Emigracioni varet nga pikëpamja juaj. Dua të them se zhvendosja ishte një sukses. Pse e them këtë? Sepse emigrantët e kualifikuar…32,000 ishin në gjendje të zhvendosen…tani Donald Tusk ka thënë se një numër i vogël është masa e vërtetë”, tha ai.
Ndër të tjera ai ka theksuar se zhvendosja e emigrantëve nuk përbën kërcënim për qytetërimin e Europës.
“Ne po flasim për një total pre 35 mijë njerëzish. Unë mendoj se Europa dhe shtetet anëtarë të saj janë mjaft të forta për të përballuar këtë shifër”, shtoi Juncker.
Bashkimi Europian vazhdon të luftojë me pasojat që la pas kriza e refugjatëve e vitit 2015./arbresh.info/
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin