Sot është një ditë e përshtatshme për të dalluar politikën që jep rezultate dhe u shërben qytetarëve, me politikën që mbulohet me propagandë suksesesh, por në të vërtetë dëmton njerëzit.
7 vjet më parë, nën drejtimin e Partisë demokratike, shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur lirisht në Evropë. Heqja e vizave ishte akti me domethënës dhe ndoshta hapi më i madh i marrë deri tani i hapjes së vendit tonë, i përfitimit nga integrimi, i realizimit të aspiratës për të qenë pjesë e Evropës. Heqja e vizave ishte fryt i një pune të jashtëzakonshme në vendosjen e ligjit, luftën kundër krimit, sigurimin e kufijve, pasaportat biometrike dhe i plotësimit të mbi 120 kritereve të tjera forta teknike dhe politike.
7 vjet më pas, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa mbrapa. Vendet anëtare e kanë vendosur Shqipërinë nën monitorim dhe vendi rrezikon izolimin për shkak të fuqizimit të krimit të organizuar me bazë në Shqipëri, për shkak të eksodit masiv nga keqqeverisja e Edi Ramës.
Me Edi Ramën Shqipëria u bë sera më e madhe e drogës në Europë, sepse Shqipëria nuk ofron më siguri, por mbrojtje dhe pasurim për krimin e organizuar që trafikon lëndë narkotike e armë, dhe pushtetarët e lidhur me të. Këtë realitet e konfirmoi Europol vetëm një javë më parë.
Sot pra, është një ditë e mirë për të bërë një reflektim dhe një dallim mes politikës që shërben, dhe një qeverie të lidhur me krimin, që mendon për veten e saj dhe një grusht oligarkësh e trafikantësh./syri.net
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...