Përfaqësuesit e qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë do të mbajnë seancë të përbashkët ndërqeveritare më 15 dhjetor në Pogradec të Shqipërisë.
Në seancën e përbashkët do të diskutohet për më shumë tema rreth avancimit të bashkëpunimit bilateral në sferën e infrastrukturës, ndërtimin e Korridorit 8, lehtësimin dhe intensifikimin e këmbimit të mallrave dhe shërbimeve dhe forcimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë, njofton Medial.mk.
Konkretisht në seancë është planifikuar të nënshkruhen edhe disa dokumente bashkëpunimi, përfshirë planin për konsultime mes ministrisë për punë të jashtme të dyja shteteve, memorandum mes ministrive për punë të brendshme për bashkëpunim në lëminë e kontrollit të brendshëm si dhe formimin e Komitetit të përzier për bashkëpunim ekonomik./medial.mk
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...